Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me efektivë nga Drejtoria e Policisë Vendore Vlorë kanë nisur mbrëmjen e sotme një aksion kontrolli në dalje të qytetit, në rrethrrotullimin që shërben për të hyrë në autostradën Vlorë-Fier.
Burimet për media bëjnë me dije se aksioni i kontrollit po kryhet, duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit në Shkodër, ku mbetën të vrarë katër persona në lagjen Drobraç.
Aksioni konsiston në kontrolle të imtësishme të automjeteve për sende të kundraligjshme dhe persona në kërkim.