JiL.al - Jeto i Lumtur

Sekuestrohen 13 tonë kokainë të fshehura mes bananeve

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Autoritetet spanjolle kanë ndarë pamjet të një bastisjeje në një pronë ku u kapën 13 tonë kokainë, në atë që ata e përshkruan si operacionin më të madh kundër narkotikëve në historinë e vendit.

Zyrtarët gjetën drogë të fshehur në një ngarkesë me banane në një kontejner që lundroi nga Ekuadori në portin e Algeciras në Spanjën jugore.

Transporti, i përshkruar si operacioni i dytë më i madh kundër narkotikëve në BE, kishte një vlerë mbresëlënëse prej 659 mil ionë paundësh (mbi 792 milionë euro) sipas çmimeve mesatare të vitit 2022 nga Agjencia e Drogave të Bashkimit Evropian. Ndërsa i gjithë çmimi vlerësohet të ketë qenë 387.5 milionë paund, shkruan skynews

Pamjet dramatike tregojnë policinë duke goditur me çekan hyrjen e një prone dhe duke e kontrolluar atë. Më pas ata ngarkojnë në furgona drogën, e paketuar në formë tullash.

Siç raportohet, operacioni, në bashkëpunim me policinë ekuadoriane, rezultoi në pesë bastisje dhe një arrestim. Deri më sot, konfiskimet më të mëdha të drogës në Spanjë ishin 9.4 tonë në vitin 2023 dhe 8.7 tonë të tjera pesë vjet më parë.

Scroll to Top