Nga Hajro Limaj
Në zgjedhjet e SHBA-së ,të cilat u ndoqën me shumë interes nga e gjithë bota u shpall fitorja e republikanit Donald Tramp karshi kandidates demokrate Kamala Harris. Ai do të jetë presidenti I 47 I Amerikës. Asnjëherë më parë një i pandehur nuk është zgjedhur në postin më të lartë të vendit në Shtëpinë e Bardhë , si një i pandehur që është në pritje të dënimit për rastin e parave të padeklaruara, ndërkohë ende punon për të shmangur ndjekjen penale në çështje të tjera shtetërore në përpjekje për të përmbysur zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 dhe keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara,rolin e tij në sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA-së, dhe një çështje mashtrimi civil të ngritur nga Prokurori i Përgjithshëm i New York-ut, ku Trump u urdhërua të paguante 454 milionë dollarë si dëmshpërblim.
Strategjia kryesore e Trumpit ka qenë të shtyjë gjyqet deri në zgjedhje për të ndërmarr shkarkimet e prokurorëve akuzues dhe mos ndjekjes penale si president në detyrë. Trampi,president i zgjedhur për herë të dytë dha mesazhin se “ do ti pushojë luftërat “Trump, tha se “në këto zgjedhje u shkrua histori. Kjo,ishte lëvizja politike më e madhe e të gjithë historisë . Do ta bëjmë më të mirë vendin tonë .Dëshirojmë një vend të sigurt,një arsimim të mirë .Gjatë 4 vjetëve ne nuk do të kemi luftë ,unë do tu pushojë luftërat .Për këtë arsye është një ditë e demokracisë dhe e lirisë “ .Ndërsa popullit amerikan ju tha se do të keni jetoni periudhën e florinjtë. Deklarimet e Trampit për politikën e jashtme influencuan shumë.
Thënia e Trampit për përfundimin e luftërave i rriti mbështetësit e tij. Me qëndrimet e njohura të tij ai do të realizoj pushimin e luftës Rusi-Ukrainë duke marrë Rusia katër rajonet që kanë kërkuar bashkimin me Rusinë. Do ti bëhet një mbështetje për rindërtim Ukrainës dhe nuk do të jetë në listën e anëtarësimit në NATO. Më të vështirë do ta këtë pushimet e luftërave në Lindjen e Mesme. Amerika,kushdo të jetë president,Izraelin jo vetëm që nuk mund ta braktis,por është i detyruar ta mbështes me çdo kusht,mbasi ai është zëdhënësi i interesave amerikane në Lindjen e Mesme. Do të jetë një luftë më e vështirë për ta zgjidhur në kohë këtë konflikt se sa ai i Rusi-Ukrainë. Në shkurt, Trump , në një tubim të fushatës deklaroi se ai nuk do t’i ndihmonte partnerët e NATO-s në rast të një sulmi rus,nëse ata nuk shpenzonin mjaftueshëm për mbrojtjen e tyre.
Në vend të kësaj, ai do të inkurajonte Rusinë të “bëjë çfarë të dojë” me ta. Kritikat e tij u drejtuan anëtarëve të aleancës ushtarake perëndimore, të cilat nuk investojnë mjaftueshëm në NATO. Donald Trump është makthi i Evropës, me jehonën e kërcënimit të tij për t’u tërhequr nga NATO në veshët e të gjithëve. Prandaj Europa me “Strategjinë e re të mbrojtjes” me në krye Gjermaninë dhe Poloninë kanë rritur me shifra galopante investimet ushtarake. Bile ai më parë ka kërcënuar edhe largimin e Amerikës nga NATO. Është karakteri i tij kërcënues, I cili do të vazhdoj edhe gjatë këtij mandati. Problem shqetësues është qëndrimi ndaj Kosovës. Trampi mbështeti shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi. Ish përfaqësuesi Grenell është në listën e re te sekretarit të shtetit, ose këshilltarit të sigurisë kombëtare.
Grenelli, përfaqësuesi Trampit , mik i vërtetë i Serbisë në një kohë të shkurtër pati një ndikim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-së”. Richard Greneli i ka bërë Serbisë shërbime të mëdha . Në cilësinë e emisarit special të presidentit amerikan, ai ishte ndërmjetësues krejt i njëanshëm. Ai nuk e mshifte fare simpatinë për Serbinë dhe arrogancën e cinizmin ndaj shtetarëve të Kosovës. Më vonë doli se ai ishte lobist i Serbisë që paguhej shtrenjtë. Greneli gjatë dy vjetëve, sa ishte ndërmjetësues, u përpoq, me mish e me shpirt, ta copëtojë Kosovën dhe në emër të Amerikës, t’i realizojë aspiratat agresive të Serbisë.
Kur nuk arriti ta bindë kryeministrin Kurti që të vallëzojë sipas notave të tij mercenare, Grenelli shfrytëzoi disa deputetë të LDK-së që ta prishnin koalicionin dhe ta rrëzojnë qeverinë e Kosovës. Ishte ky një skandal i pashembullt në marrëdhëniet mes shteteve. Koha vërtetoi parashikimet e mia të shprehura trimërisht në shtyp me titullin “Grenell, Thaçi dhe Mustafa, treshja më e rrezikshme për sovranitetin e Kosovës! “Grenelli dekorohet në Serbi nga Vuçiqi dhe në Kosovë nga Hashim Thaçi.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ka dorëzuar ish-emisarit të SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ‘Urdhrin e flamurit serb”, për “shërbime të dalluara në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe të marrëdhënieve mes Serbisë dhe SHBA-së ”. “Jam i nderuar, pasi besoj se jam personi i vetëm që kam marrë çmime të ngjashme në Serbi e Kosovë”, tha Grenell. Ai tha se e do “Serbinë, popullin e Serbisë, Kosovën e popullin e Kosovës dhe se dëshiron që Serbia ta ketë një partner si Hashim Thaçi”. Koha vërtetoi parashikimet e mia të shprehura trimërisht në shtyp me titullin “Grenell, Thaçi dhe Mustafa, treshja më e rrezikshme për sovranitetin e Kosovës!”. Grenelli vitet e fundit ka qenë “qytetar i përhershëm “në Serbi dhe në Shqipëri. Me vajzën e Trampit dhe dhëndrin do të ndërtojnë hotelet gjigante në Beograd dhe ne Sazan???