Plagoset një 40-vjeçar pas një sherri, zbardhen detajet e para

Editor
1 Min Read

Një 33-vjeçar u arrestua nga policia me akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje”. Ai dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur një 40-vjeçar qëllimisht me derën e automjetit. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Lekaj. Sipas njoftimit të bluve, i lënduar B. Xh., ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin E. T., 33 vjeç, banues në fshatin Lekaj, pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Lekaj, dyshohet se është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin B. Xh., 40 vjeç, banues në Spille dhe më pas e ka dëmtuar rëndë atë duke e goditur me derën e automjetit. Shtetasi B. Xh. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje.” njoftoi sot policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *