JiL.al - Jeto i Lumtur

Opozita italiane viziton kampin e emigrantëve në Lezhë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Tre deputetë të opozitës italiane, Rachele Scarpa dhe Andrea Casu nga Partia Demokratike dhe Alfonso Colluçi nga “Lëvizja 5 Yjet,” vizituan kampin e emigrantëve në Gajdër të Lezhës për të parë nga afër kushtet e emigrantëve.

Ata i përshkruan kushtet e kampit si të ngjashme me një burg dhe akuzuan qeverinë e kryeministres Giorgia Meloni për shpërdorim të taksave të qytetarëve italianë për krijimin e kësaj strukture.

Deputetët vunë re se ndonëse struktura në Shëngjin është projektuar për të strehuar qindra emigrantë, aktualisht aty janë akomoduar vetëm tetë emigrantë, dy prej të cilëve janë kthyer tashmë në Itali.

Ata shprehën shqetësimin për përdorimin e burimeve publike në një projekt që, sipas tyre, ka qenë i paefektshëm dhe me kosto të larta në çdo fazë të tij.

Scroll to Top