Plagosi me th*kë në qafë ish të dashurën, gjykata merr vendimin

Editor
1 Min Read

Gjykata e Korçës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për 41-vjeçarin, Ilir Çami, i cili dyshohet se është autori i plagosjes së ish-të dashurës së tij, Manderina Çela, 46 vjeçe.
Gjatë seancës, avokati tha se Çami ka shprehur pendesë për plagosjen, por ka ngritur pretendimin se Manderina Çela ka përfituar prej tij shuma monetare në periudha të ndryshme që arrinin deri në 5 milionë lekë të vjetra.

Ai ka shpjeguar se arsyeja e konfliktit ka qënë pikërisht fakti se Mandarina nuk i kthente lekët. Gjithsesi Çami ka pohuar se e dashuron ende 46-vjeçaren.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 6 nëntorit kur shtetasve Manderina Çela ka qënë duke lëvizur në lagjen nr 4 në afërsi të spitalit rajonal të Korçës, ndërsa u sulmua me thikë nga Çami.
Autori dhe 46 vjeçarja shkëmbyen një bisedë teksa kjo i fundit i ka thënë mos t’a përndiqte. Kaq ka mjaftuar që konflikti mes tyre të agravonte deri në përdorimin e thikës që autori e posedonte.
Ilir Çami plagosi ish të dashurën në zonën midis mjekrës dhe qafës, por fatmirësisht plaga nuk ishte e thellë. Pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, 46-vjeçarja është kthyer në banesën e saj.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *