Kleantino Goga zgjidhet Zv. President në IBA

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Bota e miksologjisë mirëpret një shqiptar si Zëvendës President të ri të saj. Kleantino Goga është tashmë numri dy i International Bartenders Association (IBA), Shoqata Ndërkombëtare e Bartenderve.

Kjo arritje shënon një moment historik jo vetëm për industrinë ndërkombëtare të pijeve, por edhe për Shqipërinë, duke e bërë Gogën shqiptarin e parë në këtë pozicion të lartë brenda organizatës prestigjioze globale.

Goga, i njohur për talentin e tij si “alkimist” i shijeve dhe për dedikimin e tij në promovimin e traditës shqiptare në miksologji, premton se do ta çojë më tej misionin e IBA-së, duke promovuar diversitetin, përfshirjen dhe cilësinë në miksologji.

Fitorja e tij nuk është vetëm një sukses personal, por një nxitje për të gjithë komunitetin shqiptar, duke dëshmuar se talenti dhe profesionalizmi shqiptar mund të shkëlqejnë kudo në botë.

Me pasionin për krijime unike që pasqyrojnë elemente të kulturës shqiptare dhe njohuritë e thella në artin e miksimit, ai synon të kontribuojë në avancimin e artit të koktejleve në nivel global.

Scroll to Top