Turqia ndërmerr veprimin urgjent ndaj Izraelin

Editor
2 Min Read

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se Turqia ka ndërprerë zyrtarisht marrëdhëniet me Izraelin. Kjo është bërë e ditur nga raportimet në mediat turke.

“Qeveria e Republikës së Turqisë, e udhëhequr nga Tajip Erdogan, nuk do të mbajë apo zhvillojë marrëdhënie me Izraelin”, tha Erdogan, siç raportohet nga Anadolu, pasi Ankaraja njoftoi në maj bllokimin e marrëdhënieve tregtare me shtetin hebre, për shkak të sulmeve izraelite në Gaza.

“Turqia është padyshim kombi që ka reaguar më ashpër ndaj mizorive izraelite, duke përfshirë masa konkrete si ndërprerja e tregtisë”, tha lideri turk.

“Për sa kohë që dërgimi i armëve të vazhdojë, Izraeli do të jetë edhe më agresiv”, shtoi lideri turk, ndërsa Ankaraja së fundi nisi një iniciativë në Kombet e Bashkuara për të vendosur një embargo ndaj shitjes së armëve ndaj shtetit hebre.

Erdogan ua bëri këto komente gazetarëve në avionin e tij, pas vizitave të tij të fundit në Arabinë Saudite dhe Azerbajxhan. Erdogan dënoi atë që ai e quajti gjenocid në Gaza dhe Liban.

Ai theksoi nevojën urgjente për ndihmë humanitare dhe një armëpushim të menjëhershëm.

“Siç e dini, po bëhen përpjekje intensive për të mbajtur të gjallë presionin mbi Izraelin dhe për të marrë masa shtrënguese kundër këtij vendi në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, ka deklaruar ai.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *