Shpërthim në një fabrikë në SHBA, humbin jetën 2 persona

Editor
2 Min Read

SHBA- Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë në pronësi të grupit zviceran Givaudan është regjistruar ditën e sotme në SHBA. Nga shpërthimi mësohet se kanë humbur jetën dy persona dhe plagosi disa të tjerë. Shkaqet e shpërthimit që ndodhi pasditen e së martës në fabrikën në Louisville, Kentucky, mbeten të paqarta deri më tani.

“Ne ndajmë dhimbjen e familjeve, miqve dhe të dashurve të atyre që humbën jetën ose u plagosën në këtë kohë shumë të vështirë”, thuhet në një deklaratë të grupit zviceran.

“Jemi në fazat e hershme të hetimeve për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit”, shton ai.

Ndërtesat në afërsi të fabrikës u dëmtuan. Kryebashkiaku, Craig Greenberg u kërkoi banorëve vendas të mos heqin mbeturinat që mund të jenë hedhur në oborret e shtëpisë, sepse kjo mund të ndihmojë hetuesit të kuptojnë se çfarë ka ndodhur.

“Është një incident tepër i trishtuar dhe tragjik”, tha Greenberg sot, duke shpjeguar se dy persona që kishin shkuar në punë për të siguruar familjet e tyre kur ndodhi tragjedia humbën jetën. Një nga viktimat u nënshtrua plagëve të marra pasi u dërgua në spital, ndërsa një punonjës tjetër u nxor i vdekur nga rrënojat e ndërtesës.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *