JiL.al - Jeto i Lumtur

Prokuroria franceze kërkon 5 vite burg për Marine Le Pen

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

5 vite burg dhe për po aq vite të tjera, larg posteve të larta shtetërore si dhe 300 mijë euro gjobë.

Ky është dënimi që Prokuroria e Parisit kërkon për njeriun simbol të nacionalistëve francezë, Marine Le Pen.

Nëse Gjykata e pranon, politikania 56-vjeçare franceze nuk do të mund të kandidojë për presidente në zgjedhjet e 2027-ës.

Le Pen dhe 24 bashkëpunëtorë të tjerë politikë të saj, zyrtarë të partisë “Tubimi Kombëtar”, punonjës, ish-deputetë të saj apo asistentë në parlament akuzohen se kanë shfrytëzuar në mënyrë të jashtëligjshme fondet e Parlamentit Europian për të paguar stafin e partisë së tyre në Francë, në kohën kur ky grupim politik quhej “Fronti Kombëtar” para 2018-ës.

Dëmi që kjo grabitje e pretenduar i ka shkaktuar Parlamentit Europian arrin në 3.5 milionë euro.

Megjithatë, Le Pen dhe njerëzit e saj e konsiderojnë këtë një “luftë politike”, duke i quajtur akuzat si false.

Gjyqi do të zgjasë deri më 27 Nëntor.

Scroll to Top