JiL.al - Jeto i Lumtur

Dy mënyra të mosbindjes civile mbaruan, kemi edhe 75 të tjera

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Nga Ndue Preng Gjeta

Mendja e çartur e Sali Berishës atje lart në katin e tetë, duke numëruar yjet, ka vendosur të bëj 77 mënyra të mosbindjes civile, 2 prej tyre i realizoj me 7 dhe 29 Tetor, dhe po e lanë në penxhere do të vazhdojë në këtë rrugë edhe për vitin e ardhshëm. Po eci me këtë ritëm dy protesta në muaj, do ti duhen edhe 37 muajte tjere, dhe pas kësaj e ka të sigurtë pushtetin, dhe do të krijojë qeverinë më të vdekurit. Sali Berisha, atje nga penxherja me një pompozitet të madh, pati deklaruar para një grushti simpatizantësh poshtë pallatit te rruga e shpresës, se protesta e opozitës e shtatë Tetorit, do të jetë më madhështore e më e fuqishme që është bërë ndonjëherë në Shqipëri. Nga kjo protestë Edi Rama nuk do të gjente vrimë ku të futej. Po s’pati nevojë të futesh gjëkundi, se opozita me protestën e saj bëri një vrimë në ujë.

Dy protestat e opozitës ngado që ti marrësh, si nga pjesëmarrja, si nga qëllimet që i kishin caktuar vetes, ishin protestat me pa kuptim që janë zhvilluar ndonjë herë në Shqipëri. Kur pamë organizatorët e tyre që u prinin këtyre protestuesve, Flamur Ndoka, Gazmend Bardhi e Edi Paloka, që kishin stampuar kokën e Sali Berishës në trikot që kishin veshur, të ngjanin me një kortezhë mortor dhe tepër të dëshpëruar. Megjithëse ata kishin marrë garanci nga Allahu Sali atje nga penxherja se, me këto protesta do ti jepet fund qeverisë së Edi Ramës.

Po keto protesta nuk e kishin karakterin e mosbindjes civile, sepse qytetarët i ngre në këmbë, alternativa e besimi, jo molotovet e shishet me benzinë, që kishin marrë protestuesit nëpër xhepa. Protestuesit nuk dinin se çfarë kërkonin, se protestat nuk kishte asnjë ide, ideja kryesore e tyre ishte t’i bëhej presion organeve të drejtësisë, SPAK, jo thjeshte për dënimin e Babalës, që po e quajnë dënim politikë, po për hallet e korrupsionit të familjes Berisha.

Kërkesat që shtroi opozitzeza e ndarë ne 4copa, nuk ngjallin asnjë lloj besimi tek qytetarët. Cilat ishin këto kërkesa me të cilat doli opozita në këto protesta: të luftojmë korrupsionin, për zgjedhje të lira e të ndershme, dhe për qeveritë teknike, sllogane te degjuara 100 here. Po a ka moral Sali Berisha tu bëj thirrje shqiptarëve nga penxherja e katit të tetë, të ngrihen për të luftuar korrupsionin, kur shqiptarët tani e mësuan se koka e korrupsionit në Shqipëri është pikërisht familja Berisha. Kërkesa për qeveri teknike bëhet që shqipëria të jetë pakontroll, ne kaos e anarki, qe bandat, qe tashme guxojne te hyjne edhe ne parlament, te dominojne e te administrojne edhe fushaten zgjedhore.

Partia demokratike është ne një gjendje të dëshpëruar, si në planin politikë, ashtu edhe në rrafshin elektoral, sepse e kuptojnë se në cfare gjendje është katandisur, dhe se e kanë të sigurt humbjen, se edhe po u vendos qeveria teknike, teknikët e saj do të jenë prapë Saliu, Flamuri, Gazmendi, e ndoshta do të shtojnë edhe Vokshin, Mediun apo Sulën e Baçin. Shqiptarët e kuptojnë së deputetët e opozitës po luftojnë me zjarr e flakë qe Berisha te ua firmos emrin në listat për deputetë në zgjedhjet e vitit 2025. Me këtë synim lidhen gjithë ato incidente që deputetët bëjnë brenda e jashtë parlamentit. Dhe nuk është ndonjë gjë e re, kjo parti që kur ka ardhur në skenën politike ka pasur ngjarje dhune, akte fashiste, djegie e shkatërrime, këto që shohim nëpër protestat e saj nuk na bëjnë shumë përshtypje. Po a nuk e din opozitëzeza se qeveria që është zgjedhur më votë, nuk bie më britma, as me molotov e kapsolla, po as me shishe me benzinë për të djegur pajisjet e parlamentit.

Shqiptarët e provuan qeverinë teknike në vitin e zi 1997 qe e beri po ky Sali Berisha qe bertet sot nga dritarja e pallatit të tij në katin e tetë. Me Edi Ramën, bërtet NON-GRATA nga penxherja. Nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme, se janë vjedhur e janë blerë votat sa herë ka pasur zgjedhje nga të dy palët, kjo dihet botërisht. Po vjedhësi, dhunuesi dhe përgjakësi kryesor i zgjedhjeve gjatë këtyre tridhjetë viteve, kanë qenë Partia Demokratike me Sali Berishën në krye. Kujtojmë zgjedhjet e Majit 96, ku i rrëmbyen me forcë zgjedhjet dhe u gjakos opozita e atëhershme në sheshin “Skënderbej”, e cila kërkonte hapjen e kutive të votimit. Kujtojmë zgjedhjet kur Lulzim Basha me një proçes të trokuar e mori fitoren e bashkisë së Tiranës në tavolinë. Kujtojmë përgjakjen e zgjedhjeve në Elbasan, ku militantët e Partisë Demokratike në drejtimin e Gazment Bardhit vranë militantin e Partisë Socialiste Pjerin Xhuvani.

Po edhe në zgjedhjet e fundit për pushtetin vendor, kandidati i Partisë Demokratike Fredi Bejleri u “kap me preshë në dorë” duke blerë vota në Himarë, i cili u dënua me dy vite burg nga gjykata etj, etj. Pse bertet Sali Berisha sa herë ka zgjedhje, se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira. Ai bërtet për të justifikuar humbjen e sigurt dhe Rama me këtë opozitë të qartur, nuk është çudi të marrë edhe mandatin e pestë të vitit 2030. Po e keqja është se demokratët nuk po e kuptojnë se humbja u vjen nga Sali Berisha atje lart, dhe disa naziskinë këtu poshtë që nuk e dinë gjë tjetër veçse të ndezin zjarre tek shkallet e parlamentit dhe të hedhin kapsolla e tymuese. Po gjithë kjo zhurmë që bëjnë e kanë një qëllim, të mbajnë të karikuar mbështetësit të partisë demokratike, sepse edhe vetë po e kuptojnë se militantët u kanë ikur dhe opozita po rrudhet çdo ditë. Ata që i shkojnë çdo natë poshtë pallatit të rruga e Shpresës, atje nga penxherja Saliu u thotë: “Duroni, pritni edhe pak, po nuk e rrëzuam qeverinë tani në vjeshtë, do ta rrëzojmë në pranverë, rruga jonë është pa kthim , Fitore, Fitore, Fitore”.

Dhe të entuziazmuar nga fitorja që do tu sjellë Allahu Sali, deputetët janë kthyer ne kamikaz dhe janë gati të hidhen në flakë, vetëm për të siguruar edhe një herë mandatin e deputetit në vitin 2025. Të nxjerrësh në protestë, adoleshentët, siç ndodhi në protestën e 7 Tetorit, që u dhanë atyre në dorë për ti hedhur në institucionet e shtetit molotov, kapsolla e shishe me benzinë, është jo vetëm e papranueshme, po është një akt i pastër kriminal, që duhet të vlerësohet edhe nga SPAK-u. Protestuesit kanë të drejtë të protestojnë duke thirrur “Free Berisha” se ata nuk e dinë se kur familja berisha erdhi në politikë nuk kishte gjë tjetër veçse një apartament me dy dhoma e një kuzhinë tek shkolla migjeni, ndërsa sot ka prona deri në Hungari, ne Budapest, në Amsterdam, Belgjikë etj. Vetëm avokatit që po i bën mbrojtjen i jep 500 mijë dollarë.

Duke qenë në krye të Partisë Demokratike një person që është shpallur familjarisht i padëshirueshëm nga SHBA dhe Britania e madhe, ajo e ka zor ta marrë veten dhe të bëhet një forcë qeverisëse. Prandaj thirrja e Sali Berishës për mosbindje civile, të ngjajne me mullinjt e erës. Nuk e di Sali Bërisha se mos bindja civile nuk lindë nga koka e sëmurë e tij, po janë disa faktorë të tjerë që të çojnë këtu. Atëherë kur vendi është në krizë të përgjithshme dhe kur populli e ka humbur besimin tek qeveria, duke kaluar në një pakënaqësi masive, dhe ajo që është më kryesorja, kur mazhoranca e kanë humbur shumicën parlamentare e popullore. Në kënd vështrimin tim protestat e opozitës kanë dështuar me sukses. Po kemi kohë të shohim rezultatet, ne kemi edhe 75 mënyra të tjera alla Berishiste te mosbindjes civile.

Scroll to Top