Anëtarët e G7: Rusia, penguesja e vetme e paqes afatgjatë

Editor
1 Min Read

Anëtarët e G7-ës, grupit të shtatë shteteve më të industrializuara, e siguruan Ukrainën për “mbështetje të palëkundur”, teksa Kievi po vazhdon të përballet me pushtimin e nisur nga Rusia, që po i afrohet ditës së 1.000.

Rusia “është penguesja e vetme e paqes së drejtë dhe afatgjatë”, thanë udhëheqësit e G7-ës përmes një deklarate të përbashkët më 16 nëntor. Ata thanë se shtetet e tyre do të mbështesin Ukrainën “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

Deklarata u publikua nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, shteti i së cilës udhëheq këtë vit me G7-ën. Përveç Italisë, në G7 bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Japonia dhe Gjermania.
Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe aktualisht ka nën kontroll afër një të pestën e territorit ukrainas.

Në deklaratën e G7-ës u përmend edhe vuajtjet e mëdha që ka përjetuar populli ukrainas, por po ashtu u tha se ata janë të vendosur që të mbrojnë shtetin dhe kulturën e tyre.

Më herët gjatë së shtunës presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se shteti i tij dëshiron që lufta të përfundojë përmes diplomacisë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *