JiL.al - Jeto i Lumtur

Temperatura të pazakonta për muajin nëntor, ja çfarë po ndodh

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mbretëria e Bashkuar po përgatitet për kushte ekstreme të motit me një ulje të menjëhershme të temperaturave. Dëbora që ra në Arktik bëri që Anglia të regjistrojë natën më të ftohtë të sezonit deri më tani.
Orët e para të së hënës kanë regjistruar deri në – 8 gradë celcius në zonat malore. Zyra e Meteorologjisë tha se deri në 20 cm borë mund të grumbullohet në zonat më të prekura në atë qe e cilësojnë “shija e parë e dimrit” për këtë sezon.

Paralajmërimet e verdha do të qëndrojnë të ndezura për disa ditë, për shkak të shiut dhe dëborës nga ora 7 pasdite e së hënës deri në orën 10 të mëngjesit të së martës nga Skocia jugore deri në Uellsin verior dhe Midlands.
Skenari më i mundshëm, thanë parashikuesit, ishte që të grumbulloheshin deri në 20 cm borë në kodrat mbi 300 metra dhe deri në 10 cm në kodrat mbi 200 metra.

Ndërprerjet e energjisë elektrike, por edhe të qarkullimit rrugor janë duke u shqyrtuar.
Tom Morgan, një meteorolog i Met Office, tha: Java në vazhdim ka të ngjarë të qëndrojë e ftohtë në mbarë vendin, një ditë me erë të martën dhe më pas me shi dimëror gjatë ditëve të tjera.

Kushte të tilla do të ishin tipike vetëm në fund të dimrit. Edhe agjencia e Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar lëshoi alarme të verdha për motin e ftohtë për pjesë të mëdha të Anglisë deri të enjten.

Scroll to Top