JiL.al - Jeto i Lumtur

Ndërron jetë balerini i njohur pas rënies misterioze nga kati i pestë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Vladimir Shklyarov, artist i njohur botërisht i baletit rus, ka vdekur të shtunë mbrëma pas rënies nga kati i pestë i një ndërtese.

Ai ishte 39 vjeç. Vdekja e tij u konfirmua nga Teatri Mariinsky në Shën Petersburg, ku Shklyarov ishte balerini i parë.

“Kjo është një humbje e madhe për stafin tonë në Mariinsky,” thuhej në komunikatën e teatrit të njohur të baletit, ku shtohej se paraprakisht ngjarja konsiderohet si një aksident.

Një burim i policisë, pa dhënë shumë detaje tha për agjencinë vendase RIA Novosti: “Ai vdiq një vdekje natyrale, nuk ishte një krim”.

Shklyarov vdiq dy ditë para se të kryente një ndërhyrje serioze kirurgjikalë në shtyllën kurrizore, për të cilën merrte qetësues prej kohës, njoftonin mediat ruse.

Diana Vishneva, balerina kryesore e Mariinsky, tha se vdekja e Shklyarov është një tragjedi për botën e baletit.

“A ishte aq i dashur nga audiencat. Ishte partneri më i preferuar për shumë balerina në botë”, shkruan Vishneva në homazhin në rrjetet sociale”.

I lindur në Shën Petersburg, Shklyarov studioi në akademinë prestigjoze të baletit Vaganova dhe u diplomua në 2003. Po atë vit ai u bashku me Teatrin Mariinsky të cilin e e drejton prej vitit 2011.

Në karrierën prej më shumë se dy dekada Shklyarov ka interpretuar në produksione si “Liqeni i mjellmave,” “Bukuroshja e fjetur,” “Romeo e Xhulieta” apo “Don Kishoti”, përveç përfomancave të tjera në salla në Londër ose New York.

Shklyarov le pas bashkëshorten Maria Shirinkina, gjithashtu kërcimtare në Mariinsky, dhe një djalë e një vajzë që ka me të, shkruan rrjeti CNN.

Scroll to Top