JiL.al - Jeto i Lumtur

Ndryshimi i ri i Google prek 2 miliardë përdorues

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Google do të prezantojë një risi për të ndihmuar përdoruesit që të përmirësojnë privatësinë dhe sigurinë e llogarisë së tyre në Gmail. Shielded Email u vu re fillimisht në cilësimet e Autofill, por nuk është ende i disponueshëm.

I ngjashëm me Hide My Email nga Apple, Shielded Email u jep 2 miliardë përdoruesve të Gmail mundësinë që të krijojnë një pseudonim të adresës së email-it për çdo herë që duhet të hyjnë në një faqe interneti apo pajisje.

Email-et e dërguar përmes kësaj adrese rrjedhin njëkohësisht edhe te llogaria kryesore. Kështu përdoruesi mund të dërgojë dhe marrë email-e pa shfaqur adresën kryesore.Shërbimi gjithashtu do t’i lejojë përdoruesit të identifikojë kush e ka shpërndarë ose shitur adresën e email-it. Nëse një email vjen nga adresa tjetër prej një llogarie të panjohur, përdoruesi do ta dijë kush e ka shpërndarë sepse kjo adresë mund të shënohet vetëm një herë.
Hide My Email ofrohet me pagesë nga Apple. Nuk dihet nëse Google do të ndjekë të njëjtën rrugë për Shielded Email pasi mund të nevojitet anëtarësim në Google One ose në një shërbim tjetër. Ende nuk dihet se kur shërbimi do të jetë i disponueshëm.

Scroll to Top