JiL.al - Jeto i Lumtur

Italiani i dënuar për drogë në Shqipëri, ndërron jetë në Spital

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Cristiano Trapani, një 64 vjeçar me shtetësi italiane që mbante statusin e të paraburgosurit dhe ishte i transferuar nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Shkodër, ka ndërruar jetë në Spitalin Onkologjik në kryeqytet.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se Trapani ka ndërruar jetë sot më datë 19.11.2024, në Spitalin Onkologjik, rreth orës 11:30 pas një arresti kardiak.

Video ALARMUESE: Të afërm të autorit të dyshuar për vr*sjen e 14-vjeçarit, mesazhe dh*ne në rrjetet sociale: Kush na shan, do e bëjmë shembull! Pas konsultimeve me ekipin mjekësor, Cristiano Trapanit iu rekomandua ndërhyrje kirurgjikale për marrjen e biopsisë, e cila ishte planifikuar të kryhej në Spitalin Onkologjik.

Njoftimi i burgjeve:

Shtetasi italian Cristiano Trapani, atësia Umberto, mëmësia Panicia Santa, i datëlindjes 09.11.1960, lindur në Torrice dhe banues në Frosinone, Ceccano, Itali, me statusin e të paraburgosurit, i transferuar nga IEVP Shkodër, ka ndërruar jetë sot, më datë 19.11.2024, në Spitalin Onkologjik “Nënë Tereza” në Tiranë, rreth orës 11:30, pas një arresti kardiak.

Pacienti ishte shtruar më datë 28.10.2024 në Qendrën Spitalore të Burgjeve (QSB) me diagnozën: Limfadenopati për determinim.

Gjatë qëndrimit në QSB, ai iu nënshtrua të gjitha ekzaminimeve laboratorike dhe imazherike të nevojshme.

Pas konsultimeve me ekipin mjekësor, iu rekomandua ndërhyrje kirurgjikale për marrjen e biopsisë, e cila ishte planifikuar të kryhej në Spitalin Onkologjik.

Me vendimin nr. 1433, datë 16.11.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e kishte dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “prodhim dhe shitje e narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/a-22 i Kodit Penal.

Më tej, me vendimin nr. 681, datë 28.09.2024, Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka vendosur vlerësimin e ligjshëm të arrestit për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/2 dhe 324/a/1 të Kodit Penal.

Scroll to Top