JiL.al - Jeto i Lumtur

E zuri poshtë vinçi, humb jetën 51-vjeçari shqiptar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një ngjarje e rëndë është regjistruar një ditë më parë (18 nëntor) në Itali, ku një shtetas shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës.

Mediat italiane shkruajnë se 51-vjeçari i identifikuar si Fatmir Isufi, vdiq në vend pasi i ra sipër vinçi në kantierin ku po punonte.

Në të njëjtin vend punonte dhe djali i tij i cili nuk ka pësuar dëmtime, por është transpoprtuar në spital për shkak të gjendjes së shokut.

“Një aksident dramatik, një tragjedi e tmerrshme që lë pa fjalë dhe kërkon reflektim për një punë që duhet të jetë gjithmonë e sigurt për të gjithë”, ka qenë komenti pas aksidentit nga kryebashkiaku i Torinos, Stefano Lo Russo.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të incidentit të rëndë.

Scroll to Top