Pjesë e bandës që trafikonin drogë, e pësojnë keq katër shqiptar

Editor
1 Min Read

Policia greke ka vënë në pranga 4 shqiptarë, të cilët ishin pjesë e një bande që trafikonte drogë. Sipas mediave greke, pjesë e bandës ishin edhe 3 grekë, të cilët po ashtu u arrestuan gjatë operacionit policor.

Ndërsa ende nuk ka informacione për veprimtarinë kriminale të grupit, bëhet me dija se të shtatë personat e arrestuar do të dalin nesër para gjykatës për tu njohur me masën e arrestit.

Ndërkohë, mësohet se 3 grekët ishin të punësuar në shtet dhe së fundmi ishin nën vëzhgim nga policia deri sa sot zbuluan skemën e tyre.

Sipas informacioneve, njëri prej tyre është zjarrfikës me shërbim në Patra, tjetri shef shërbimi luftarak në Drejtorinë e Policisë Akaia dhe i treti nëpunës civil.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *