Makina përfundon në greminë, një i vdekur dhe një i lënduar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Ura e Çerenecit- Librazhd. Një fouristradë ka dalë nga rruga në rrugën që të çon drejt Ostrenit.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka rënë në humnerë.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe është plagosur rëndë pasagjeri.

Në vendgjarje ka shkuar menjëherë policia dhe ambulanca.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Scroll to Top