JiL.al - Jeto i Lumtur

Arteta jep lajmin e keq për mbrojtësin: Për disa muaj…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mbrojtësi i Arsenalit, Ben Uajt do të mungojë për disa muaj pas operacionit ka zbuluar trajneri Mikel Arteta. Mbrojtësi 27-vjeçar startoi ndeshjen e fundit të “Topçinjve” para pushimit ndërkombëtar, barazimin 1- 1 ndaj Çelsit, duke kompletuar 90 minutat në startin e tij të shtatë të sezonit në kampionat.

Gjatë pushimit dy-javor, Uajt iu nënshtrua asaj që Arsenali e quajti një “procedurë të vogël kirurgjikale” për një problem në gju, për të cilën Arteta tani ka konfirmuar se do ta mbajë atë jashtë për disa muaj.

“Ben Uajt do të jetë jashtë për disa muaj, për fat të keq”, tha ai në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes me Notingem Forestin sot. “Kanë qenë probleme të ndryshme, kurrë e njëjta gjë. Duhej të merrnim një vendim, ai nuk ishte përmirësuar në javët e fundit. Ne e dimë se Ben do të shtyjë çdo kufi, por arritëm në një pikë ku duhej të mbronim lojtarin.

Ne vendosëm të bënim një operacion, ai u pajtua me këtë dhe kjo do ta mbajë jashtë për disa muaj. Duhet të shohim se si do të reagojë pas operacionit. Nuk pres që të kalojë gjysmë viti, por nuk mund të them saktësisht se sa do të zgjasë”, tha Arteta.

Scroll to Top