Policia ka ndërmarrë një aksion për të goditur veprimtarinë e basteve sportive online.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte në Tiranë, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 6 personave, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Gjithashtu u procedua në gjendje një 18 vjeçar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një bar-kafe në administrim prej tij, janë gjetur 50 televizorë në kuti të pahapura, të markave të ndryshme, të dyshuar të kontrabanduar.
Sipas policisë, televizorët së bashku me 6 aparate celulare u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.