JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksident zinxhir/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Milot, ku kanë mbetur të plagosur tre persona.

Sipas informacioneve nga policia, makina e cila drejtohej nga një 38-vjeçar me inicial A.B., nga Kurbini është përplasur me dy automjete të tjera, duke lënë kështu tre të lënduar, pasagjerë të një prej mjeteve të përfshira në aksident.

Njoftimi i policisë

Në Fushë- Milot, automjeti me drejtues shtetasin A. B, është përplasur me automjetin me drejtuesen shtetasen J. M. dhe me automjetin me drejtues shtetasin A. Sh.

Si pasojë janë dëmtuar pasagjerët në automjetin e shtetasit A. Sh., konkretisht shtetasja Z. H., 40 vjeçe, dhe shtetasja L. B., 40 vjeçe, si dhe shtetasi A. R., 48 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. B., 38 vjeç, banues në Kurbin, u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Scroll to Top