Mbyllet java e 14-të, fitojnë Partizani, Vllaznia e Egnatia

Editor
1 Min Read

Është mbyllur sot java e 14-të e kampionatit “Abissnet Superiore”. Dy takimet e fundit u luajtën në orën 17:00.

Partizani regjistroi fitoren e radhës. Të kuqtë mundën Laçin në “Arenën e Demave” me rezultatin minimal 1-0.

akimi tjetër, AF Elbasani – Tirana, u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena” dhe përfundoi në barazim 1-1.

Po sot, u luajt edhe ndeshja Bylis – Egnatia. Në stadiumin “Adush Muça” fituan rrogozhinasit me rezultatin 2-0.

Të shtunën u luajtën dy sfidat e para të javës së 14-të. Ndeshja Skënderbeu – Dinamo City u mbyll në barazim 2-2, ndërsa Vllaznia fitoi në “Loro Boriçi” ndaj Teutës me rezultatin 2-1.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *