Durrës – Një burrë humbi jetën pak minuta më parë në një incident të dhimbshëm që i shkaktoi vdekjen në ambientin e punës.
Viktima është Dritan Nasufi, 50 vjeç me banim në Durrës, raporton noa.al.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 13:00, në lagjen nr. 14, në ambientet e një firme për përpunimin e duraluminit.
Nga hetimet e para policore dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar nga një makineri, gjatë punës, Dritan Nasufi, 50 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.