Policia e Lezhës ka arrestuar një 33-vjeçar, pasi shkaktoi një aksident mbrëmjen e së dielës në fshatin Ishull Lezhë.
Automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin me drejtues një shtetas tjetër.
Gjithashtu, në vijim të verifikimeve ka rezultuar se 33-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Aktualisht, të dy drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve.