Mbytet varka turistike me 45 persona në bord në Egjipt

Editor
2 Min Read

EGJIPT- Një operacion i madh shpëtimi ishte duke u zhvilluar mesditën e së hënës pasi një varkë turistike që transportonte dhjetëra turistë, që thuhet se përfshinin shtetas britanikë dhe amerikanë, u mbyt në brigjet egjiptiane. Anija e quajtur “Sea Story” thuhet se u mbyt pranë Shaab Satayah, një shkëmb koral i njohur për udhëtime zhytjeje, jashtë vendpushimit turistik të Marsa Alam në Egjiptin juglindor këtë mëngjes.

Varka mbante 31 turistë të kombësive të ndryshme duke përfshirë katër britanikë dhe dy amerikanë si dhe 14 anëtarë ekuipazhi egjiptianë. Gjithashtu thuhet se në bord ishin katër turistë nga Gjermania, pesë spanjollë, dy belgë, një kinez, tre sllovakë, dy zviceranë, dy polakë, dy norvegjezë, një finlandez, një irlandez dhe katër pushues egjiptianë.

Autoritetet egjiptiane njoftuan se deri më tani janë shpëtuar 28 persona. ndërkohë operacioni i madh i Autoriteteve për 17 të mbeturit që janë ende të zhdukur vazhdon. Anija u nis për një udhëtim zhytjeje nga Porti Ghalib në fshatin Marsa Alam më 24 nëntor dhe ishte planifikuar të mbërrinte në Hurghada Marina më 29 të muajit. Sea Story është një jaht afërsisht 44 metra i gjatë, i ndërtuar në vitin 2022 dhe i aftë për të transportuar deri në 32 pasagjerë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *