Përmbyset mjeti bujqësor, humb jetën drejtuesi.
‘Rreth orës 18:20, në fshatin Moglicë, Maliq, një mjet bujqësor që drejtohej nga shtetasi Sejfulla Gjata, 61 vjeç, në rrethana ende të paqarta është përmbysur.
Si pasojë drejtuesi i mjetit buqësor ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të rastit, njofton policia vendore.