Shoqërohet nga policia kryetari i degës nr. 5 të PD-së në Tiranë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

TIRANË- Që në nisje të protestës, policia ka shoqëruar disa persona. Raportohet se Fatmir Myrta, kryetari i degës nr.5 të PD-së në Tiranë është shoqëruar po ashtu nga policia. Nuk dihet ende se në cilin komisariat është transferuar Myrta.

Mosbindja civile e opozitës vijon ende, ndërsa qarkullimi është bllokuar në 5 zona të kryeqytetit.

Policia ka përdorur herë pas here edhe autobot me ujë me lëndë djegëse dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve dhe përfaqësuesve të opozitës.

Scroll to Top