Arrestohet i riu që qëlloi me thikë burrin e motrës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia në Himarë pasi goditi me thikë kunatin e tij. Mësohet se ngjarja ndodhi në ambjentet e jashtme të një lokali, për motive të dobëta. Bëhet e dije se 27-vjeçari pas një debati goditi me thikë bashkëshortin e motrës së tij, 37-vjeç banues në Librazhd i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit se në ambientet e jashtme të një lokali po konfliktoheshin dy shtetas, kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta të kryera në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Vlorë, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

D. H., 27 vjeç, banues në Himarë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e djeshme, gjatë konfliktit për motive të dobëta, me bashkëshortin e motrës së tij, shtetasin S. Q., 37 vjeç, banues në Librazhd, e ka goditur atë me mjet prerës (thikë). I dëmtuari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Scroll to Top