Gjermanët stërviten me forcat e RENEA (VIDEO)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Zhvillohet ceremonia me rastin e përfundimit të stërvitjes së përbashkët të Repartit Special RENEA dhe Repartit Special GSG9 të Policisë gjermane, për rritjen e aftësive taktike operacionale të efektivëve të RENEA-s.

Stërvitja e efektivëve të forcave elitë të Policisë shqiptare dhe asaj gjermane, u zhvillua për 5 ditë radhazi, për zgjidhjen e një situate pengmarrjeje, në aeroportin “Nënë Tereza”.

Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e Repartit Special RENEA, morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda, Komandanti i Repartit Special RENEA Altin Dardha, Komandanti i Repartit Special GSG9 Kolonel Robert Hemmerling dhe Ambasadori i Gjermanisë Karlfried Bergner.

Proda ka vlerësuar bashkëpunimin me partnerët gjermanë dhe ka theksuar se kjo stërvitje do t’i shërbejë shumë efektivëve të RENEA-s, për rritjen e kapaciteteve të tyre profesionale, të cilat do t’i përdorin në zgjidhjen e situatave të vështira në të ardhmen.

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri Karlfried Bergner vlerësoi mikpritjen dhe stërvitjen e përbashkët dhe theksoi se tashmë ndihet më i sigurtë në Shqipëri.

Komandanti i Repartit Special RENEA Altin Dardha dhe Komandanti i Repartit Special GSG9 Kolonel Robert Hemmerling vlerësuan stërvitjen e efektivëve të dy forcave elitë, e cila është një dëshmi e bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë mes policive të dy vendeve.

Scroll to Top