KORAB- Dy turistë kanë humbur kontaktet gjatë një eksplorimi në bjeshkët e malit të Korabit në Dibër.
Bëhet me dije se ditën e sotme kanë nisur kërkimet për gjetjen e tyre teksa në ndihmë të grupeve të Policisë lokale dhe strukturave të tjera janë nisur edhe Forcat e Armatosura nga reparti i ushtrisë 4030 të Komandës Mbështetëse Burrel.
Momentalisht nuk ka një informacion zyrtar ndërsa kërkimet mësohet se janë zhvilluar dhe ditën e djeshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin