Merr leje nga burgu, arratiset shqiptari i dënuar me 15 vjet

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 35-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim dhe po kërkohet intensivisht nga policia e Athinës, pas shkeljes së lejes së marrë nga burgu i Agios Stefanos duke mos u kthyer më.

Shqiptari mësohet se nuk është kthyer në burg pas skadimit të lejes së rregullt 6 ditore që i ishte dhënë.

Ai ndodhej në burg që prej vitit 2019, bazuar në një vendim të Gjykatës të Apelit të Janinës, e cila e kishte dënuar me 15 vjet e 6 muaj burg dhe 50 mijë euro gjobë për trafik droge.

Scroll to Top