Katër të vdekur pas fundosjes së një anijeje në Greqi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Katër persona, përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur pasi një anije që me emigrantë preku disa shkëmbinj nënujor afër ishullit Samos të Greqisë, duke u fundosur si pasojë, thanë zyrtarët më 28 nëntor.

Gjashtëmbëdhjetë persona u shpëtuan, por është e paqartë sesa njerëz ishin në bordin e anijes.

Rojet bregdetare greke kanë nisur operacione të kërkim-shpëtimit, ku janë përfshirë anijet patrulluese, anijet shpëtuese dhe po ashtu ka ekipe në tokë që po kërkojnë të gjejnë ndonjë emigrantë të mundshëm që i ka shpëtuar fundosjes së anijes.

Ky është incidenti i dytë vdekjeprurës brenda kësaj jave që përfshin fundosjen e anijeve të emigrantëve në Samos.Të hënën, më 25 nëntor, tetë emigrantë – gjashtë fëmijë dhe dy gra – vdiqën pasi një anije u fundos pranë brigjeve të Samosit.

Ishulli Samos dhe ishujt e tjerë grekë në lindje të Detit Egje janë pika të rëndësishme të transitit për emigrantët që kalojnë nga Turqia për në Bashkimin Evropian. Arritjet e emigrantëve muajve të fundit, sipas autoriteteve greke, lidhen me luftërat në Lindjen e Mesme dhe pjesë të Afrikës./ REL

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Scroll to Top