U dëmtua ndaj Dortmundit, publikohet raporti mjekësor i Kane

Editor
1 Min Read

Bayern Munich rrezikon të humbasë për një kohë të gjatë sulmuesin Harry Kane.

I dëmtuar në ndeshjen kundër Borussia Dortmund në Bundesligë, anglezi rrezikon të qëndrojë larg fushave për një kohë të gjatë.

Bayern ka publikuar një komunikatë në lidhje me gjendjen e tij fizike, në të cilën shkruhet: “Harry Kane ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshë gjatë ndeshjes së Bayernit kundër Borussia Dortmund në Bundesligë”.

Ky është rezultati i një ekzaminimi të bërë nga stafi mjekësor i Bayernit.

Kjo do të thotë se Bayern nuk do ta ketë në dispozicion 31-vjeçarin Harry Kane, i cili do të nisë fazën e rikuperimit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *