Dëbora ‘pushton’ këtë vend, trashësia arrin mbi 60 cm

Editor
1 Min Read

Në SHBA reshjet e para të mëdha të borës kanë zbardhur qytetet dhe ato pritet të vazhdojnë intensivisht edhe javën e ardhshme, duke shkaktuar probleme në disa rajone.

Rreth 60 centimetra borë ranë në pjesë të ndryshme Nju Jorkut, Ohajos dhe Miçiganit, dhe 73 centimetra u regjistruan në skajin veriperëndimor të Pensilvanisë.

Autoritetet lokale kanë paralajmëruar për kushte të rrezikshme për ata që udhëtojnë për Ditën e Falënderimeve dhe përpiqen të kthehen në shtëpi. “Udhëtimi do të jetë jashtëzakonisht i vështirë dhe i rrezikshëm këtë fundjavë, veçanërisht në zonat ku mund të grumbullohen disa metra dëborë shumë shpejt,” tha Shërbimi Kombëtar i Motit.

Një pjesë e autostradës “I-90” në Pensilvani u mbyll, ashtu si edhe disa rrugë qendrore në Nju Jork.

Ndryshimi drastik i motit këtë javë solli temperatura më shumë se 10 gradë nën zero, njoftoi shërbimi i motit, i cili lëshoi paralajmërime për mot ekstremisht të ftohtë deri të martën.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *