
Ky që shihni në foto është Alfred Dedja, 50-vjeçari që u ekzekutua sot në Ndroq të Tiranës, teksa po drekonte me miqtë e tij.
Si autor i krimit është identifikuar Julian Gjoshi, një njohje e vjetër e tij, me të cilin kohët e fundit duket se kanë pasur konflikte.
Gjoshi, njëkohësisht kunati i Altin Hajrit, pronarit të shumëkërkuar të kompleksit “Gold” në Shijak, ka hyrë në lokal duke e vrarë direkt Dedjan dhe më pas është arratisur me një “Benz” të zi.
Motiv paraprak besohet se është prishja e pazareve të drogës. Dedja, që njihej edhe me pseudonimin “Daku”, jetonte mes Italisë dhe Shqipërisë, por vite më parë ka qenë menaxher i “Golden”. Dedjes iu gjet edhe një armë pistoletë në trup, teksa hetimet po vijojnë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.