Zbulohet laboratorii drogës në Belgjikë Vihen në pranga 6 shqiptar

Editor
2 Min Read

BELGJIKË- Autoritetet belge kanë vënë në pranga 6 shqiptarë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pas një hetimI ndaj një organizate që merret me importin dhe tregtimin e lëndëve narkotike përmes portit të Antwerpen. Hetimi mësohet se nisi në vitin 2023, kur policia mori informacione për një grup shqiptarësh që do të importonin kokainë nga një ndërtesë në Somersstraat nëpërmjet portit të Antwerpen.

Gjatë hetimit të gjerë nga Policia Gjyqësore Federale (FGP) Antwerp, dolën elemente se në godinën në fjalë ishte aktive një lavanderi kokaine, ku edhe kokaina do të rishtypej dhe paketohej. Pasi droga ishte gati, kokaina tregtohej më tej në të gjithë Evropën.

Zëdhënësi i prokurorisë publike të Antëerpen, Kristof Aerts tha se janë kryer 5 kontrolle në Antwerp, Berchem dhe Borgerhout. Sipas tij gjatë kontrolleve u gjetën kimikate, një presë, logo dhe material paketimi. Më tej bëhet me dije se të arrestuarit janë të moshave nga 22 deri në 57 vjeç. Ata janë marrë në pyetje dhe janë dërguar në burg ku do të dalin të martën para gjykatës.

“Me udhëzimin e gjyqtarit hetues, janë kryer 5 kontrolle në Antwerp, Berchem dhe Borgerhout. Gjatë kontrollit në Somersstraat, pranë Stacionit Qendror, u gjetën kimikate, një presë, logo dhe material paketimi. Gjashtë burra të moshave 22 deri në 57 vjeç u sollën para gjykatësit hetues pas marrjes në pyetje. Të gjashtë u arrestuan dhe u dërguan në burg.” Të dyshuarit do të dalin para gjykatës të martën. Ndërkohë vijon hetimi gjyqësor,” tha Aerts.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *