Erdogan bisedë telefonike me Putinin, ja çfarë diskutuan dy liderët

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka biseduar sot në telefon me presidentin rus Vladimir Putin.

“Turqia mbështet integritetin territorial të Sirisë,” i tha Presidenti Rexhep Tajip Erdogan homologut të tij rus Vladimir Putin.

Sipas një deklarate të publikuar nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës në Ankara, gjatë bisedës janë diskutuar marrëdhëniet Turqi-Rusi, zhvillimet e fundit në Siri, si dhe çështje globale dhe rajonale.

Erdogan ka deklaruar se ndërkohë që Turqia vazhdon të mbështesë integritetin territorial të Sirisë, nga ana tjetër, vendi po përpiqet për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme në Siri.

Presidenti turk tha se është e rëndësishme që të krijohet më shumë hapësirë për diplomacinë në rajon, dhe se në këtë proces, regjimi sirian duhet të angazhohet në procesin e zgjidhjes politike.

Duke nënvizuar se çështja më e rëndësishme në kontekstin e zhvillimeve të fundit në Siri është që civilët të mos dëmtohen, Erdogan deklaroi se Siria nuk duhet të jetë burimi i një destabiliteti më të madh dhe se Turqia po bën të pamundurën për të siguruar qetësinë në Siri.

Më tej ai theksoi se Turqia do të vazhdojë të mbajë qëndrimin e saj të vendosur në luftën kundër organizatës terroriste PKK dhe shtrirjeve të saj, të cilat po përpiqen të përfitojnë nga zhvillimet e fundit në Siri.

Scroll to Top