Goditi me thikë në qafë dhe fytyrë shqiptarin, arrestohet 32-vjeçari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ka rënë në pranga ditën e sotme 32-vjeçari maroken që më 18 tetor goditi me thikë një 38-vjeçar shqiptar. Ngjarja ndodhi në një lokal në Parma të Italisë. Sipas medieve të huaja, marokeni goditi me thikë gjashtë herë shqiptarin, duke i shkaktuar plagë të shumta në qafë dhe fytyrë.

Fatmirësisht, 38-vjeçari arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Pas sulmit, lokali është mbyllur për shtatë ditë me urdhër të komisariatit të policisë, pasi as pronari dhe as punonjësit nuk kanë lajmëruar policinë për atë që kishte ndodhur. Debati mes të dyve me sa duket ka shpërthyer për arsye që ende nuk janë bërë të qarta. 32-vjeçari u arrestua në Caprara, një fshat i Campegine (Reggio Emilia) dhe aktualisht është në burg.

Scroll to Top