Aksident i ‘frikshëm’/ Shoferi i makinës përplas motoçiklistin

Editor
1 Min Read

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në afërsi të fshatit Sovjan të Maliqit. Shoferi i një mjeti tip “Opel” ka goditur një të moshuar, cili po udhëtonte me motor. Goditja ka qenë e fortë duke i shkaktuar dëmtime serioze motociklistit rreth të 60-ave.

Drejtuesi i mjetit tip “Opel” ka qenë duke udhëtuar nga Pogradeci në drejtim të Korçës se bashku me familjarët të tij kur një motor që drejtohej nga i moshuari, ka dalë nga një pikë karburanti në rrugën nacionale, kalim ky që ka sjellë edhe përplasjen e motorit me mjetin. I aksidentuarit është nisur me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës aty ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

Burime pranë spitalit bëjnë me dije se i moshuari ndodhet në gjendje të rëndë, por jo në rrezik për jetën. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e Korçës ku po pyetet për rrethanat e këtij aksidenti.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *