Ç’po ndodh me liderin e opozitës në Gjeorgji? Video

Editor
2 Min Read

Tbilisi- Një lider i opozitës gjeorgjiane është tërhequr zvarrë nga zyra e partisë së tij nga policia dhe zyrtarë të tjerë janë sulmuar fizikisht, pasi kryeministri u zotua se organizatorët e një jave protestash pro-BE, të cilat ai i quajti “veprime të dhunshme”, do të përballeshin me drejtësinë.

Sipas mediave të huaja, Nika Gvaramia, 48 vjeç, një lider i një prej katër grupeve opozitare, u tërhoq zvarrë nga policia nga selia e partisë së tij në një rrugë anësore pranë parlamentit në kryeqytetin Tbilisi.

The Times shkruan se ai edhe është rrahur derisa është lënë pa ndjenja.

Udhëheqësve të tjerë më vonë u zunë pritë pasi u takuan në një hotel dhe vendosën për një grevë të përgjithshme.

Demonstratat e natës janë mbajtur që nga e enjtja e kaluar, pasi partia në pushtet ‘Ëndrra Gjeorgjiane’ tha se po ndalonte ofertën e vendit për të filluar bisedimet për anëtarësimin në BE.

Më shumë se 330 protestues janë arrestuar dhe grupet e të drejtave thonë se shumë janë rrahur në paraburgim.

Megjithatë autoritetet filluan të ndjekin liderët e opozitës pas një urdhëri të ashpër nga kryeministri Irakli Kobakhidze.

“Politikanët që organizuan dhunën, por u fshehën nëpër zyra, nuk do të jenë në gjendje t’i shmangen përgjegjësisë për ngjarjet që kanë ndodhur ditët e fundit,” paralajmëroi ai, duke akuzuar protestuesit për përhapjen e “fashizmit liberal”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *