Zgjidhet Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës

Editor
1 Min Read

Prishtinë- Gjyqtari Nexhmi Rexhepi është zgjedhur të martën kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Sipas njoftimit të gjykatës, Rexhepi do ta nisë mandatin më 31 dhjetor të këtij viti, pasi kryetares aktuale, Gresa Caka – Nimani, i përfundon mandati nëntëvjeçar i gjyqtares në këtë institucion.

Gjyqtari Safet Hoxha, është zgjedhur zëvendëskryetar i gjykatës në përbërjen e re. Gjyqtarët emërohen nga presidenti i shtetit, me propozim të Kuvendit, për një mandat nëntëvjeçar, pa mundësi vazhdimi. Ndërsa pozita e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese është tri vjet.

Gjykata Kushtetuese është autoriteti më i lartë në Republikën e Kosovës për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën./ REL

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *