
Dashnor Sula dhe Petro Koçi, deputetë përkatësisht të PD dhe PS-së, u pyetën nga gazetarja Ola Bruko, moderatore në “Opinion”në News24, nëse do të jenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit 2025?
Deputeti Sula tha se të gjithë duhet të kuptojnë se jemi të vdekshëm si politikisht, ashtu edhe biologjikisht.
“E di partia a do jem apo jo deputet në zgjedhjet e ardhshme. Të paktën deri në orën e fundit që do jem unë në politikë do të përmbush detyrimet e mia si politikan. E rëndësishme është që nuk kemi bërë budalliqe, që nuk kam lidhje me krimin etj etj. Pastaj a më përfshijnë në lista apo jo, kjo i takon partisë”, tha Sula.
Ndërsa deputeti Koçi tha se ka qenë zv.ministër i Mbrojtjes dhe më pas deputet. “Kam bërë më të mirën e mundshme. Kam bërë më të mirën për vendin, për Fierin dhe PS-në. Mendoj se kjo lloj performance do ta meritonte vazhdimësinë, por kjo nuk varet nga unë”, tha Koçi.