Gjermania në alarm, dronë të panjohur fluturojnë mbi bazën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Autoritetet në Gjermani kanë ngritur nivelin e alarmit, pasi dronë me origjinë të panjohur janë parë mbi objektet e ndjeshme industriale dhe bazën ajrore amerikane në Ramstein.

Dronët janë parë të qarkullojnë në javët e fundit, raportoi sot gazeta gjermane e lajmeve Spiegel , duke cituar një raport konfidencial nga autoritetet gjermane të sigurisë.

Raporti tregon për dronë të shumtë të parë kryesisht gjatë orëve të mbrëmjes, midis 3 dhe 4 dhjetorit mbi bazën ajrore amerikane, sipas Spiegel .

Një burim sigurie i tha Reuters se raporti që tregon për vëzhgimin e dronëve mbi bazën Ramstein është i saktë, por Ministria gjermane e Mbrojtjes nuk pranoi të komentojë.

Gazeta thotë gjithashtu se dronët u panë mbi vende që i përkisnin prodhuesit gjerman të armëve Rheinmetall dhe grupit kimik BASF, duke shtuar se as origjina e këtyre dronëve nuk është e qartë.

“Siguria e objekteve të BASF është prioriteti ynë më i lartë”, tha një zëdhënës i grupit në një deklaratë të dërguar me e-mail. “Prandaj ne po monitorojmë vazhdimisht aktivitetet e dyshimta dhe po punojmë ngushtë me autoritetet përkatëse të sigurisë”, shtoi ai.

Ndërkohë, shefat e inteligjencës gjermane kanë paralajmëruar se mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën në luftën e saj me Rusinë e bën atë një objektiv për tentativa të mundshme sabotimi.

RocketplayRocketplay casinoCasibom GirişJojobet GirişCasibom Giriş GüncelCasibom Giriş AdresiCandySpinzDafabet AppJeetwinRedbet SverigeViggoslotsCrazyBuzzer casinoCasibomJettbetKmsauto DownloadKmspico ActivatorSweet BonanzaCrazy TimeCrazy Time AppPlinko AppSugar rush
Scroll to Top