Përshtatën lokalin për lojëra fati, arrestohen 6 persona

Editor
2 Min Read

FIER Finalizohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Fier operacioni i koduar “Poker”. Kishte përshtatur lokalin e marrë me qera për të organizuar lojëra fati poker, vihet në pranga administratori i lokalit. Në pranga dhe 5 shtetas të tjerë që u kapën në flagrancë duke luajtur poker. Sekuestrohen shuma parash, çipsa, një tavolinë pokeri dhe sende të tjera.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Fier në kuadër të kontrolleve për parandalimin e veprimtarisë së paligjshme të lojrave të fatit, kanë finalizuar operacionin “Poker”, dhe arrestuan shtetasit: – E. V., 47 vjeç, H. K., 32 vjeç, M. B., 26 vjeç, A. T., 42 vjeç, E. Xh., 34 vjeç, dhe K. H., 35 vjeç, të gjithë banues në fshatin Mbyet, Fier.

Këta shtetas u kapën në flagrancë në lokalin e shtetasit E. V., duke luajtur poker. Në vijim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasit e mësipërm për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *