Franca goditet nga cikloni “Chido”, qindra të vdekur dhe të plagosur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Qindra persona kanë vdekur pasi cikloni Chido shkaktoi dëme shkatërruese në territorin francez të Mayotte në Oqeanin Indian, ka bërë të ditur të dielën ministria e Brendshme e Francës.

Cikloni intensiv tropikal ka arritur tani në bregun lindor të Afrikës, ku agjencitë e ndihmës po paralajmërojnë për më shumë humbje jetësh dhe dëme të rënda në Mozambikun verior.

Ministria e Brendshme franceze ka thënë se ishte e vështirë për të marrë një numër të saktë të të vdekurve dhe të të lënduarve në Mayotte, për shkak të frikës se numri i të viktimave do të rritet.

Scroll to Top