26-vjeçarja gjendet e pajetë në kanalin e hidrocentralit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës, ku një 26-vjeçare është gjetur e pajetë në kanalin e hidrocentralit të Orgjostit. Trupi i pajetë 26-vjeçares me iniciale M. O., banuese në fshatin Kosharisht, u gjet ditën e djeshme. Raportohet se nga eksperti mjekoligjor, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur. Zhdukja e 26-vjeçares është denoncuar në Komisariatin e Policisë Kukësit nga familjarët e saj më 16 Dhjetor. Ata denoncuan se kishin humbur kontakte me të dhe një ditë më pas u gjet trupi i pajetë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Scroll to Top