Moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret nesër

Editor
1 Min Read

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët e intervale të shkurtra me diell.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit në veriperëndim dhe jugperëndim të vendit.

Gradualisht reshjet e shiut do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit, fillimisht me intensitet të ulët e në mesditës reshjet fitojnë intensitet mesatar e lokalisht në veriperëndim dhe perëndim me intensitet deri të lartë. Në Alpe dhe në zonat malore të vendit në lartësinë mbi 1000 metra reshje bore.

Era pritet të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 20m/sek, valëzimi në detet i forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 1 deri 9°C

në zonat e ulëta 2 deri 17°C

në zonat bregdetare 7 deri 17°C

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *