Zëvendës ndihmës sekretari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, deklaroi sot mbështetje për punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në luftën kundër pandëshkueshmërisë dhe korrupsionit në nivele të larta të politikës. Kasanof theksoi se SHBA është angazhuar pa kushte për të mbështetur drejtësinë e re në Shqipëri dhe veçanërisht SPAK-un, duke e vlerësuar atë si një institucion të rëndësishëm në këtë luftë.
Analistja Brizida Gjikondi, e ftuar në një emision televiziv, theksoi nevojën për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK, duke e cilësuar veprim të domosdoshëm për të luftuar krimin e organizuar dhe për të garantuar imunitetin e prokurorëve, të cilët po bëjnë një revolucion në drejtësinë shqiptare. Gjikondi theksoi se mandatet e tyre duhet të garantohen për aq kohë sa ata janë në gjendje të kryejnë punën e tyre, duke sjellë një ndryshim të madh në mendësinë e shqiptarëve për drejtësinë.
Gjikondi po ashtu komentoi përkrahjen e SHBA për prokurorinë dhe veçanërisht për deklaratën në mbështetje të Kryeprokurores, dhe se një nga mesazhet ishte përkrahja për Dumanin si kampion të luftës kundër korrupsionit. Ajo theksoi se SPAK po ndeshet me shumë sfida dhe përplasje, duke përfshirë edhe sulme dhe interferenca politike që dëmtojnë punën e këtij institucioni. Sipas saj, Gjykata e Posaçme, GJKKO, ka treguar se ndonjëherë po zhbën punën e SPAK dhe po dëmton efektivitetin e tij, duke i dhënë mesazhe dekurajuese për përpjekjet e drejtësisë.
“Kishte disa mesazhe në fakt dhe nuk ishin të vështira për tu çkoduar. Shprehja që mua më bëri përshtypje, “sot është një dite e madhe për popullin shqiptar”. SHBA, gjithmonë e ndajnë popullin nga qeverisja. Zgjatja e mandati të prokurorëve është e domosdoshme. Të luftosh krimin e organizuar. Ata duhet të kenë imunitet, sidomos në këtë thyerjen e tabu, dhe me këtë revolucion që bënë në mendësinë shqiptarëve për drejtësinë, a ta duhet të kenë të garantuar mandatin e tyre, për aq kohë sa do jenë në gjendje pune. Mesazhi tjetër , ishte, ku fjalën e hapi direkt në përkrahjen të Dumanit, dekorimit që iu bë si kampionët e antikorrupsionit , kam përshtypjen se mesazhi ishte për GJKKO. Duke parë vendimin e Berishës, Kryemadhit, ose duke parë këtë të inceneratorit të Fierit, kam përshtypjen se GJKKO po zhbën jo vetëm punën e SPAK, por po e dëmton edhe SPAK me gjithë këto agresione që ka nga politika. Po jep një model dekurajimi patjetër që po. Një person si Berisha, që është recidiv, në fryje në poshtërim, patjetër që kur gjykohet nga GJKKO i merret parasysh edhe personaliteti, dhe një personalitet që fyen kryeprokurorin, prokurorin, patjetër që duhet të jetë në vëmendje dhe jo të bëjë sikur nuk kupton dhe nuk dëgjon dhe të tolerojë dhe ta nxjerrë nga arresti i shtëpisë një personi, i cili ka kryer edhe vepra penale teksa ka qenë nën arrest shtëpie. Ai e ka thelluar problematiket që ka me drejtësinë, me gjuhën e tij, ka konsumuar veprën e kërcënimit, shantazhimit”, tha ajo.