Partizani mund bindshëm Vllazninë, kryeson renditjen në Superligë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Partizani arriti një fitore të rëndësishme me rezultatin 2-0 ndaj Vllaznisë në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Superligës.

Golat e shënuar nga Cara në minutën e 2-të dhe Rrapaj në minutën e 63-të i dhanë suksesin kryeqytetasve, të cilët ngjiten në krye të renditjes me 33 pikë, në pritje të përballjes Dinamo-Egnatia.

Nga ana tjetër, Vllaznia u paraqit në këtë ndeshje me mungesa të shumta, gjë që u pasqyrua në performancën e saj në fushë. Me këtë humbje, shkodranët mbeten në vendin e tretë me 31 pikë.

Scroll to Top